Izet Sadiku ish-zv.ministër nga Ministria e Shëndetësinë në ish-Qeverinë Kurti është duke raportuar në Komisionin Hetimore për menaxhimin e pandemisë, raporton InLajmi.
Ai është pyetur nga deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, se a ka pasur ndonjë detyrë konkrete si zv.ministër lidhur me menaxhimin e pandemisë.
Ai ka thënë se nuk ka marrë asnjë detyrë konkrete nga ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Detyrë zyrtar, të veçantë nuk kam pasur asnjëherë vendim as me shkrim as me gojë lidhur me menaxhimin e pandemisë”, ka thënë Sadiku.
Kurse për rastin e të ndjerit Agon Musliu është njoftuar nga kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri./InLajmi/