Kreu i koalicionit “Paqja është kombi ynë”, Aleks Beçiq, u zgjodh sot presidenti i ri i Parlamentit të Malit të Zi.
Sipas mediave vendase, për zgjedhjen e Beçiq votuan 45 deputet
Nga 71 fletëvotime të futura, 46 ishin të vlefshme, nga të cilat 45 vota pro dhe një kundër, njoftoi kryesuesi Miodrag Lekiq.
Pas kësaj, Beçiq ka dhënë edhe betimin, përcjell Telegrafi
“Betohem se do të kryej detyrën time sipas Kushtetutës dhe ligjit, me ndershmëri, me përgjegjësi dhe me ndërgjegje, kështu që Zoti më ndihmoftë”, citohet të ketë thënë Beçiq pas votimit.