Një aksident ka ndodhur pak më parë në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Llajshevc.
Aksidenti ka ndodhur në mes të një veture të markës “Opel Vectra” dhe “Golf 2”.
Sipas pamjeve të dërguara nga lexuesit e EO shihet se dëmtime të mëdha kanë pësuar dy veturat, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dal edhe njësitet policore.
Në anën tjetër kolona e pritje të gjata janë shkaktuar pas këtij aksidenti, ku deri në gjysmë ore është dashur të presin qytetarët që kanë frekuentuar këtë rrugë, derisa ajo të lirohet për qarkullim.