Një vetaksident ka ndodhur pak më parë në magjistralen Rahovec-Malishevë, ku për pasojë tre persona janë lënduar. Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Zatriq në vendin e quajtur rruga e “Shkodranit.
Lajmin për IndeksOnline e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Trafiku i Policisë së Kosovës në Gjakovë, Albin Sahatqija.
Sahatqija deklaroi se aksidenti ka ndodhur si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ku vozitësi e ka humbur kontrollën dhe vetura është rrokullisur.
Tutje Sahatqija theksoi se të aksidentuarit janë jashtë rrezikut për jetë.