Mjaftoi vetëm një fotografi e postuar nga Capital T me modelen Adrola Dushi dhe rrjeti morri “flakë”, shkruan InLajmi.
Fansat e të dyve spekulonin për një lidhje të mundshme mes tyre, por nuk mjaftoi vetëm kjo, reperi në videoklipin e tij të fundit, si modele kishte zgjedhur vet Adrolën, mes të cilëve ishte vërejtur një kimi në skenat e klipit.
Disa zëra kishin pohuar se këta të dy janë me të vërtetë tash e sa kohë në lidhje, dhe se ishte Capital T arsyeja pse Adrola po qëndronte aq gjatë në Kosovë.
Mirëpo mbrëmë e ftuar në një emision, bukuroshja tha se është e lumtur që e ka njohur Capital T.
“Me trimin jemi shumë miq të mirë, njifemi prej vitësh,është një nga djemt e rrallë që kemi dhe jam e lumtur ta kem në jetën time:”

Por ajo nuk harroi ta riketheksoj se e ka vetëm një shok
Edhe pse Adrolën nuk jemi mësuar ta shohim në videoklipe, mbetet të shihet se a ishte vetëm pjesë e klipit apo ka diçka më shumë rreth tyre.,/InLajmi/