Një grua që i ka mbushur 104 vjet është shëruar me sukses nga koronavirusi pas 19 ditëve të trajtimit në spital.
E moshuara Beyaz Kaplan u lirua nga spitali të hënën pasi doli negative në testin për Covid-19 gati tri javë pas infektimit, bëri të ditur mjeku Selim Kusagli, kryemjek në spitalin shtetëror Golbasi në Adiyaman, që shtrihet në juglindje të Turqisë.
Kusagli tha se është i lumtur që pacientja e moshuar u shërua nga sëmundja e re, duke theksuar se profesionistët shëndetësorë janë gjithmonë në krye të detyrës për t’i trajtuar pacientët, shkruan Anadolu, transmeton Gazeta Express.
“Ju lutemi na ndihmoni duke mbajtur distancë sociale, maska dhe duke i respektuar rregullat e higjienës”, shtoi ai.