Sulmuesi uruguain, Luis Suarez, sipas të gjitha gjasave do largohet nga Barcelona gjatë ditëve të ardhshme, pas 6 viteve të kaluara në ‘Camp Nou’.
Sulmuesi 33 vjeçar nuk është pjesë e trajnerit të ri të skuadrës, Ronald Koeman, dhe i është bërë e qartë se është i lirë për të gjetur një skuadër të re për sezonin e ri.
Gazetari i njohur italian nga ‘Sky Sport’, Fabrizio Romano, shkruan se reprezentuesi i Uruguait ka pranuar që t’i bashkohet skuadrës tjetër nga La Liga, Atletico Madridit.
Tani për tani besohet se lojtari dhe klubi i Barcelonës janë duke biseduar rreth mundësisë së prishjes së kontratës dhe Suarez t’iu bashkohet madrilenëve si lojtar i lirë, transmeton Metro.
Ndryshe, Luis Suarez ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri në verën e vitit të ardhshëm.