Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione me 5 vota për dhe tri abstenime ka votuar raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit, raporton InLajmi.
Emrat e 3 kandidatëve që u dërguan për votimin në seancën e radhës janë: Edona Hajrullahu, Naim Qelaj dhe Xhavit Shala.
Deputetët e VV-së kanë abstenuar karshi, këtij raporti.
Deputetja e AAK-së Teuta Haxhiu ka thënë se është e habitur që VV-ja nuk e votoi këtë raport.
Përderisa Fjolla Ujkani deputete e VV-së, ka thënë se duhet të vijë zv.kryeministri Driton Selmanaj të raportojë në komision për takimin në Washington se pse nuk janë diskutuar çështja e të pagjeturve./InLajmi/




















