Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, do të pres në takim delegacionin qeveritar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku do të jetë i pranishëm edhe i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë- Serbi Richard Grenell.
Takimi do të zhvillohet nga ora 18:30.
Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar këshilltari për media Xhavit Beqiri.
“Takimi do të zhvillohet në ora 18:30. Jemi marrë vesh që pamjet e takimit t’i transmetojë Radio Televizioni i Kosovës, dhe t’i shpërndajë pamjet pa llogo edhe për televizionet e tjera”.
” Gazetarët qasje do të kenë vetëm në konferencën për media që do të mbahet, do të jetë një numër i kufizuar i tyre për shkak të pandemisë”.
Beqiri konfirmoi se me këtë rast do të nënshkruhet edhe një marrëveshje.