Pjesë e këtij delegacioni është edhe Adam Boehler, kryeshef ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave.
Gjatë këtij takimi do të nënshkruhet edhe një marrëveshje, ndërsa më vonë do të ketë konferencë për media.
Pas takimit me Hotin, Grenell do të pritet edhe nga presidenti i vendit Hashim Thaçi.
kreu i shtetit do ta dekorojë emisarin special të presidentit Trump për kontributin e jashtëzakonshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Theksojmë se gjatë së dielës, Grenell ka deklaruar se prioriteti kryesor i administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, mbetet implementimi i marrëveshjes së arritur në Uashington.