Presidenti i vendit HashimThaçi po qëndron në një vizitë në Stamboll, ku edhe u mirëprit nga homologu i tij Recep Tayyip Erdoğan, përcjell InLajmi.
Por kjo vizitë u komentua nga ish-deputeti Milaim Zeka i cili tha se Thaçi ka shkuar me e shpëty me shpety ftyren e Kosoves para Erdoganit.
Postimi i plotë i tij pa ndërhyrje:
Thaçi me shpety ftyren e Kosoves para Erdoganit
Marreveshja ne Washington ka acaruar tej mase Presidentin e Turqise. Burime diplomatike bejne te ditur se te pakten 20 vende te lidhura ngushte me Erdoganin kane kercenuar per terheqjen e njohjes te pavaresise.
Ky diplomat i larte perendimor thote se kjo ka qene “arrsyeja pse me kaqe urgjence ka udhetuar tek Etdogani, Presidenti Thaçi”! Ky burim thote se pavaresisht deklaratave publike nga ana e Prokurorise Speciale, “Thaçi gezon mbeshtetje nga ana e Washingtonit. Kjo shihet edhe tek letrat e fundit te Thaçit drejtuar Trampit, te cilat jane botuar dhe komentuar nga mediat boterore./InLajmi/