Marrëdhëniet shqiptaro-greke, marrëveshja e detit e vitit 2009 dhe arritja e një pakti te ri për, kanë qenë pikat kryesore të një intervistë që ka dhënë kryeministri Rama në stacionin televiziv grek MEGA.
Ai ka thënë se kemi kaluar midis një përvojë absurde tipike ballkanike dhe klasike të një patriotizmi të rreme, e cila ndezi formën më ekstreme të zjarrit, pas fjalimit të kryeministrit tuaj në parlament, gjatë diskutimit të marrëveshjeve detare me Italinë dhe Egjiptin për zonat detare , përcjell Indeksonline.
“U bë një diskutim në lidhje me të drejtën e vendit për të zgjeruar ujërat territoriale në 12 milje. Rasti midis Greqisë dhe Shqipërisë është i veçantë, sepse të dy vendet nuk mund të kryejnë zgjerimin e tyre në mënyrë të njëanshme, pa një marrëveshje midis tyre, sepse natyrisht një gjë e tillë nuk është e mundur.”, theksoi Rama në medium grek.