Përkundër krijimit të mini-Shengenit për lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave, me linjën ajrore Kosovë-Serbi, qytetarët kosovarë do të fluturojnë vetëm me pasaportë të Kosovës në Beograd.
Ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi ka thënë se janë intensifikuar bisedimet me njërën prej aviokompanive më serioze “Lufthansa”, ku edhe është arritur drafti i parë për marrëveshje.
Ministri duke e quajtur këtë marrëveshje strategjike, thotë se në kudër të zotimeve që janë arritur në Shtëpinë e Bardhë për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe atë nga Beogradi, në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës.
“Do të ketë edhe disa linja specifike me inertes nacional dhe kjo është në kuadër të kësaj marrëveshje, sepse një kompani e “Lufthanses” ka shprehur interesim që të menaxhoj këtë linjë. Prandaj, jemi duke punuar me një marrëveshje më gjithëpërfshirëse me këtë kompani, pastaj të shohim… (7’22) Gjithsesi me pasaportë. Ka iniciativë që të udhëtohet nëpër regjion vetëm me letërnjoftime ose të hiqen edhe të gjitha barrierat dhe pengesat që ekzistojnë nëpër cilindo kufij, sepse ne kemi barrierat që pengojnë lëvizjen e lirë, sidomos me Serbinë. Prandaj, në kudër të marrëveshjes dhe zotimeve që janë arrit në washington, kemi edhe zotimin për krijimin e një zone të lirë për lëvizjen e njerëzve, por gjithsesi prej secilit aeroport duke përfshirë edhe nga Beogradi në të ardhmen udhëtohet me pasaporta të Kosovës, që do të thotë se do ta njohin (shtetin e Kosovës”,thotë Abrashi, përcjell Ballkani.
Pas marrëveshjes së nënshkruar në Washington nga Kosova dhe Serbia më 4 shtator, ditë më parë janë nënshkruar edhe letrat e interesit, për të ndihmuar financimin e ndërtimit të “Autostradës së Paqes”, e cila është njëra ndër pikat e marrëveshjes ekonomike të nënshkruar në Shtëpi të Bardhë.