Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Besim Hasani dhe sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj, po marrin pjesë në takimin e Komiteteve Olimpike Kombëtare të Evropës Qendrore dhe Juglindore, që po mbahet në Ljubljanë të Sllovenisë, përcjell InLajmi.
Takimi filloi me mbledhjen koomemorative në nderim të presidentit të Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Janez Kocijançiq, i cili u nda nga jeta muaj më parë.
Në takim u diskutua edhe për gjendjen në sport, pas përhapjes së pandemisë Covid 19. Rëndësi të madhe iu kushtua Lojërave të ardhshme Evropiane, të cilat mbahen në Krakov & Malopolska të Polonisë në vitin 2023, si dhe Festivalit Olimpik Evropian për të Rinj, që mbahet në Banska Bistrica të Sllovakisë në vitin 2022./InLajmi/