Një shkollë fillore në Vushtrri është mbyllur e tëra. Aty kanë rezultuar pozitiv me infeksionin Covid 19 gjashtë mësuese e dy nxënës të tjerë janë të dyshuar se janë prekur nga koronavirusi. Si rrjedhojë procesi mësimor në këtë shkollë do të vazhdojë online.
Ndërkohe nga dy nxënësit, njëri nga ta është i shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Detaje për zhvillimet atje ka dhënë për Express, drejtori i Arsimit, Afrim Namani.
“Janë paraqitur dy raste të fëmijëve të dyshimtë. Ndërkohë pas testimeve që janë bërë në atë shkollë nga ana e Institutit Kombëtar të Shëndetit Puvlik, gjashtë mësese kanë rezultuara pozitive me Covid 19. Si rrjedhojë jemi detyruar që ta mbyllim shkollën për momentin”, ka deklaruar për Gazëetën Express, drejtori Namani.
E detaje të tjera për këtë rast ka dhënë edhe kreu i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Ai bëri të ditur se nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët “Mustafë Venhari” nga nesër mësimin do ta vazhdojnë në distancë (online) për shkak të disa rasteve me COVID-19 që janë shfaqur atje ditë më parë.
Tahiri ka thënë se kjo u bë bazuar në protokollin për rregullat e sjelljes në shkollë në kushte pandemie, duke kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të nxjerrin vendim për kalimin nga skenari A i mësimit në skenarin C që do të thotë mësim në distance dhe online.