Gjatë takimit të presidentit Hashim Thaçi dhe atij turk Erdogan, në fotografi u pa të ishte edhe lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, shkruan InLajmi.
Ai tha se takimi ishte i shkëlqyeshëm duke mos dhënë detaje por duhet e falenderuar Turqinë për miqësinë e saj me Kosovën.
Postimi i plotë i tij:
Sot në Stamboll së bashku me Presidentin Thaçi zhvilluam një takim të shkëlqyeshëm me Presidentin turk Erdogan.
Presidenti Erdogan është një mik dhe aleat i madh i Kosovës i cili ka mbështetur pavarësinë dhe njohjen tonë që nga dita e parë kur shpallëm pavarësinë e Kosovës.
Miqësia dhe partneriteti ynë do të jenë më të fuqishëm./InLajmi/