• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Dhuna ndaj femrave po kërkohet të shqyrtohet seriozisht

V E nga V E
20 September 2020
në KRYESORE
0 0
0
Dhuna ndaj femrave po kërkohet të shqyrtohet seriozisht
0
SHPERNDARJE
28
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Flora [emër i vendosur nga redaksia], është njëra nga viktimat e dhunës në familje e cila ka gjetur strehim për më shumë se gjashtë muaj në një nga qendrat e strehimit në Kosovë.

Dhuna psikologjike, e më pas edhe fizike nga bashkëshorti i saj, e ka detyruar Florën të dalë nga shtëpia dhe të kërkojë ndihmë nga policia. Më pas, ajo është vendosur në qendrën e strehimit.

“Ka filluar dhuna fizike, një herë e kam paraqitur rastin [në polici] edhe është stabilizuar pak. Kam menduar se është përmirësuar. Por, pas dy-tre muajve ka vazhduar prapë ta përdorë alkoholin dhe ka filluar edhe dhuna fizike”, thotë Flora në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

Ajo thotë se është ballafaquar me dhunë psikologjike për vite me radhë.

Sipas Policisë së Kosovës, që nga fillimi i këtij viti e deri në muajin gusht janë paraqitur mbi 1,338 raste të dhunës ndaj grave, prej tyre 4 raste kanë përfunduar me vdekje.

Përfaqësuesit e organizatave joqeveritare që monitorojnë këto raste, thonë se në Kosovë për 30 deri në 35% është rritur numri i rasteve të dhunës në familje, kurse autoritetet e sigurisë tregojnë se në rritjen e numrit të rasteve të dhunës ka ndikuar pandemia.

“Procesi për integrimin e viktimave është i paprekur”

Në Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, gjatë këtij viti janë paraqitur 56 raste, thotë për Radion Evropa e Lirë, drejtoresha e kësaj organizate, Zana Hamiti.

Ajo shpjegon se përveç këtij numri, qendra është duke ndihmuar, këshilluar dhe trajtuar edhe shumë raste të tjera në formën online.

“Dihet që gjendja ekonomike, tash edhe në pandemi kjo situatë është rënduar edhe me tepër. Procesi për integrimin e viktimave është i paprekur. Institucionet nuk janë duke vepruar. Nuk ka banime sociale. Viktima kur nuk ka ku të kthehet, kur nuk e ka një vendbanim të sigurt ajo detyrohet të kthehet të dhunuesi prapë dhe dhuna po është e përsëritshme”, tha ajo.

Edhe Erblina Dinarama, drejtoreshë e Qendrës ‘Shtëpia e Sigurt’ me seli në Gjakovë, thotë se viti 2019 dhe 2020, janë vitet ku numri i rasteve të dhunës ndaj grave ka shënuar rritje.

“Nga 1 janari 2020 deri në këto momente, janë 61 raste nëna dhe fëmijë të cilët ne i kemi strehuar në qendrën tonë. Në muajin gusht kemi pasur 18 raste të reja të cilat janë strehuar në qendrën tonë dhe aktualisht i kemi 19 persona në strehimore”, tha ajo. Dinarama megjithatë dyshon se rastet e dhunës së raportuar nuk janë reale, pasi që, siç thotë ajo, rastet e dhunës në familje dhe kundër grave janë edhe më të mëdha, por se ato nuk raportohen.

Një nga komunat në Kosovë që konsiderohet se ka një numër po ashtu të madh të rasteve të dhunës në familje është raportuar se është ajo e Gllogocit – Drenasit.

Autoritetet thonë se mbi 30 raste janë raportuar kohëve të fundit në këtë komunë.

Kthimi në shtëpi me insistim të punëtorëve socialë?Drejtori i Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Drenasit, Ilim Dobra, tha për Radion Evropa e Lirë, se me ndihmën e punëtorëve socialë, disa nga rastet që kanë përjetuar dhunën fizike, janë kthyer në familje dhe siç thotë ai “janë pajtuar (me bashkëshortin) dhe po vazhdojnë jetën si më parë”.

Ai madje tregon edhe për një rast të fundit se si është kthyer në familje.

“Kemi ardhur në përfundim duke biseduar me të [viktimën] se faktikisht ajo ka qenë një mosmarrëveshje… Ka qenë [veprimi] i momentit edhe pse mendojke se ka pasur dhunë, por nuk ka qenë në ekstrem diçka si e pariparueshme. Kështu që me insistimin e zyrtarëve, organit profesional që është, kemi ardhur në përfundim që burri ka pranuar që prapë ajo të kthehet, dhe këtë e ka pranuar edhe ajo. Kështu që kemi shkuar e kemi marrë e kemi kthyer të bashkëshorti i saj dhe çdo gjë është në rregull një herë”, tha Dobra.

Radio Evropa e Lirë megjithatë ka kuptuar se rasti në fjalë ka pasur dyshime për t’u kthyer në familje, por me insistimin e punëtoreve socialë ajo është kthyer të bashkëshorti saj.

Rrjeti i Grave të Kosovës që përfaqëson interesat e 151 organizatave anëtare, përfshirë këtu organizatat e grave të të gjitha grupeve etnike në Kosovë, thotë se në vazhdimësi janë duke i monitoruar rastet e dhunës në familje, duke përfshirë këtu rastet e dhunës ndaj grave.

“Kemi vërejtur se ka raste kur gratë i falin bashkëshortët dhe kthehen te ta. Mirëpo, prokuroria do të duhej ta hetonte mirë rastin se pse gratë po dorëhiqen, për shkak se prapa kësaj dorëheqjeje zakonisht qëndrojnë arsye si: presioni familjar, presioni i zyrtarëve instititucional, kushtet e rënda ekonomike, mungesa e pronës, papunësia, si dhe frika e humbjes së kujdestarisë së fëmijëve”, thuhet në një përgjigje me shkrim nga Rrjeti i Grave të Kosovës.

Ky rrjet thotë se gjatë monitorimit është vërejtur që kualifikimi i veprave penale nga ana e Prokurorisë ndodhë shumë shpesh që të mos bëhet ashtu siç ka qenë vepra.

“Për shembull, ka raste kur tentim-vrasjen e kanë cilësuar si dhunë në familje/kanosje, dhe si pasojë e kësaj kryesi i veprës penale është dënuar vetëm me 7 muaj burg me kusht”, thonë në këtë rrjet.

Për dhunën në familje, por në veçanti ndaj grave, të enjten është diskutuar edhe në Kuvendin e Kosovës.

Deputetja Vlora Limani-Hajnuni, në emër të grupit të grave deputete, tha se sistemi i drejtësisë në Kosovës, duhet të zbatojë politika të ashpra dënuese ndaj çdo dhunuesi e çdokujt që shkakton dhunë në familje.

“Në një periudhë të tillë kohore kur kemi rritje të rasteve të dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave, sistemi i drejtësisë nuk duhet të jetë neglizhent dhe indiferent ndaj këtyre rasteve. Prandaj, sistemi i drejtësisë duhet ta bëjë të qartë se dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje është akt i papranueshëm i cili sanksionohet me dënim maksimal”, tha Limani – Hajnuni.

“Rri n’shpi” nuk bën punë për viktimat e dhunës në familje

 

Gjatë kësaj jave, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, derisa ka marrë pjesë në një organizim nga Instituti Demokratik i Kosovës, ku ishte duke folur për dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, iu është ndërprerë fjala nga disa anëtare të Partisë Socialdemokrate, të cilat e kritikuan atë duke i thënë se ‘nuk po ndërmerr asnjë veprim kundër dhunës ndaj grave’.

Gratë që i ndërprenë fjalën Hotit, kanë kërkuar që kryeministri Hoti të veprojë e të flas për dhunën ndaj grave. Kryeministri Hoti, ka lejuar që ato të shprehen dhe ka thënë se vet ai është në anën e tyre për të mbrojtur gratë dhe për të ndaluar dhunën në familje.

Kurse Flora, viktima e dhunës, nga vuajtjet që ka përjetuar, ka ftuar të gjitha gratë që mos ta heshtin dhunën, por të flasin për të.

“Stop dhunës ndaj grave. Paraqiteni atë aty ku duhet”, porositi ajo.

Tags: DhunaGruaReagim
Postimi i mëparshëm

Arrestohen 16 maqedonas pasi fyen shqiptarët në Shkup

Postimi tjetër

Nasim Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Nasim Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale

Nasim Haradinaj thotë se nuk ka frikë nga Gjykata Speciale

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu