Disa persona të maskuar dje gjatë ditës kanë plaçkitur në një lokal në rrugën “Enver Maloku” në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Rastin e lajmëruar në polici, punëtorja e lokalit e cila ka thënë se persona të maskuar i kanë hedhur sprej në sy.
“Viktima femër kosovar ka raportuar se deri sa ka qenë duke punuar në një lokal, dy persona të armatosur dhe të maskuar (maskë dhe kapelë) kanë hyrë në lokal dhe i kanë hedhur sprej në sy, nga lokali kanë vjedhur pazarin ditor në vlerë 100 € dhe çantën e saj në të cilën përveç dokumenteve ë saj kishte edhe 40 €”, thuhet në raportin ditorë të policisë së Kosovës./InLajmi/