Nënkryetari i AAK,-së Muharrem Nitaj ka thënë se deputetët të cilët nuk e votojnë Projektligjin për rimëkëmbjen ekonomike i kanë punët e veta mirë, pasi i marrin nga 2000 euro në muaj, përcjell InLajmi.
Nitaj në një postim të tij në rrjetin social në Facebook ka shkruar se qytetarët duhet ta mendojnë mirë se cilin deputet e votojnë në zgjedhjet e ardhshme.
Postimi i plotë i tij:
“O popull, ata deputetë që nuk po votojnë që ju t’i merrni paret e juaja nga Trusti për hall, vet i kanë qitë pun’t n’dyzen e i marrin nga 2 mijë euro muaj për muaj. Gjeni kush janë e kur të votoni tjetër herë mendoni dy here”./InLajmi/