Deputetja më e zëshme në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ganimete Musliu, ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm të Policisë së Kosovës në fshatin Karaçevë të Kamenicës, përcjell InLajmi.
Sipas Musliut, këtë aksion duhet ta mbështesin edhe opozita, gjithë spekri politik.
Ajo ka kërkuar që të bëhen publik emrave të personave të arrestuar përfshirë edhe zyrtar policorë.
Postimi i plotë i saj:
Aksioni i mbremshem ne Karaçeve tregon me se miri se qytetaret e Kosovës duhet te jene aktiv dhe te zeshem kunder krimit dhe te keqes.
Presioni qytetar e publik, angazhimi i pakursyer i Kuvendit dhe adresimi i drejt i problemit beri qe krimit t’i keputen kembet mbrem ne Karaqeve.
Pozite e Opozite duhet ta mbeshtesin kete aksion dhe t’i inkurajojne Policine e Kosovës qe mos te hezitojne te jene ne sherbim te vendit edhe atehere kur duhet te ballafaqohen me koleget e tyre.
Lista e pjestareve te policise te perfshire ne krim duhet te behet publike me emer e mbiemer dhe jo vetem me iniciale.
Bandat kriminale nuk duhet te mbrohen e amnestohen. Bejeni sa ma shpejt publike identitetin e plote te tyre. dhe kontratat e tyre me Policine te shkeputen menjeher. Soji i tyre s’ka vend ne Policine e Kosovës.
Respekt per ata polic qe mbrem moren pjese ne aksion ne Karaçeve.
Ata i bene ndere vetes, famileve te tyre dhe Shtetit te Kosovës./InLajmi/




















