Lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti, kishte deklaruar në emisionin “Jeta në Kosovë” se ai e kishte ndaluar ish-ministrin e Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes së tij, që të merrte aksion kundër krimit të organizuar në Karaçevë.

Policia e Kosovës në mbrëmje ka ndërmarr një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Për këtë çështje u diskutua shumë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës edhe në seancën ku raportoi ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion për në Karaçevë, por që ishte refuzuar.
“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu, transmeton Gazeta Metro.
E ky deklarim i Veliut po del të jetë i saktë, pasi vet Kurti e ka pranuar me një intervistë se ai nuk i ka dhënë miratimin atij për të marrë aksion në Karaçevë kundër krimit të organizuar.




















