Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka reaguar pas aksionit të mbrëmshëm në Karaçevë të Kamenicës, ku u arrestuan mbi 30 persona prej tyre rreth 10 policë, përcjell InLajmi.
Hoti ka thënë se operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
Operacioni i policisë në Karaçevë, i mbështetur edhe nga mekanizmat tjerë, është dëshmi se institucionet tona të sigurisë janë plotësisht të afta për të garantuar rend dhe ligj për qytetarët e Republikës së Kosovës.
U jam mirënjohës të gjithë atyre që me përkushtim e profesionalizëm planifikuan dhe zbatuan një operacion kompleks e delikat.
Ky është vetëm fillimi i kthimit të NORMALITETIT në çdo fushë. /InLajmi/