Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu, ka shkruar pas aksionit të Policisë së Kosovës, në Karaçevë, përcjell InLajmi.
Ajo tha se në Kosovë nuk ka Polici të korruptuar, ka policë me emër e mbiemër, të korruptuar e të lidhur me krimin ekonomik.
“Ka ardhur koha që e keqja të ketë adresë e të ndëshkohet jo të përgjithësohet e amnistohet. Jo të njolloset mundi dhe djersa e policëve të ndershëm”.
“Policia është e Kosovës, jo e bandave kriminale!”, ka shkruar Musliu në rrjetin social Facebook./InLajmi/