Policia e Kosovës ka organizuar një aksion të madh në fshatin kufitar në Karaçevë.
Lajmi.net merr vesh se dhjetëra policë janë mobilizuar për të kryer bastisje dhe arrestime në kazinotë e Karaçevës që funksionojnë ilegalisht atje, shkruan lajmi.net.
Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka ndërmarrë këtë aksion në Karaçevë nën dyshimin se po organizohet ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Gjithashtu, vlen të theksohet se sot në Kuvendin e Kosovës është mbajtur interpelancë ndaj dy ministrave, atij të arsimit, Ramë Likaj dhe atij të Punëve të Brendshme, Agim Veliu ku temë ishin edhe këto aktivitete ilegale në Karaçevë.