Policia e Kosovë ka dhënë detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Pejë, ku bëhet e ditur se 6 persona janë lënduar nga aksidenti ku janë përfshirë 6 vetura.
Lajmin për Metron e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
“Sot, më 18.09.2020, në ora 17:21, në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli), ka ndodhur një aksident trafiku. Në aksident janë përfshirë 6 vetura. Si pasojë e aksidentit gjashtë persona janë lënduar. Njësitet policore po merren me aksidentin”, ka thënë Krasniqi për Metron.
Tutje ai ka thënë se njëri shirit i rrugës në drejtim për Pejë është i bllokuar.
Më poshtë keni fotografi nga ky aksident.






















