Një grua nga Gjakova është sulmuar në mes të rrugës nga një person dhe rastin ka raportuar në Polici mbrëmë, përcjell InLajmi.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se deri tani nuk ka të arrestuar, por se rasti po vazhdon të hetohet.
“Gjakovë 17.09.2020-20:40. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ka qenë në rrugë ka takuar tre persona të panjohur, ku njëri prej tyre me dhunë ka filluar ta prekë dhe është larguar në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të arrestuar ndërsa rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raport./InLajmi/

















