Albin Kurti dje kishte bërë një shkrim për Liqenin e Ujmanit, për të ngjallur kështu reagime të shumta në vend, përcjell InLajmi.
I pari i Vetëvendosjes tha dje përmes një shkrimi në Facebook se Ujmani nuk është ujë, por, tokë.
Me këtë deklaratë të tij është pajtuar sot nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj.
Ai ka shkruar se nuk pajtohet me Kurtin kur thotë shumë gjëra, por, pajtohet me të kur deklaron se Liqeni i Ujmanit para se të bëhej liqe ishte tokë.
“Në atë tokë jetonin njerëz që janë zhvendosur prej aty dhe kjo ka ndodhur shumë vonë e nga dora e njeriut jo në historinë gjeologjike të planetit”, ka shkruar ai./InLajmi/