Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku, në seancën e sotme, ka thënë se Qeveria ka bërë përgatitjet e duhura për nisjen e vitit të ri shkollor, raporton InLajmi.
Ajo ka thënë se nuk është problematike shtyrja e nisjes së mësimit në Kosovë, pasi që një gjë e tillë ka ndodhur edhe në shtetet tjera.
“Kur Italia e Spanja e kanë shtyrë mësimin, atëherë normalisht se është e arsyetuar shtyrja e mësimit edhe në Kosovë”, ka thënë ajo.
“Nuk jemi në kohë normale, kudo ka qasje për fillimin e vitit të ri dhe ne ballafaqohemi me vështirësi ekonomike që nuk i kanë shtetet tjera evropiane”, ka shtuar e njëjta.
Deputetja Bunjaku thotë se si kryetare e Komisionit për Arsim kanë pasur një bashkëpunim të mirë me Ministrin e Arsimit, derisa, ka kërkuar nga partitë që të bëhen bashkë për të bërë propozime më të mira për nxënësit./InLajmi/
