Punimet për rregullimin e kyçjes direkte për hyrje-daljet në Qendrën e Mjekësisë Urgjente (QMU), në rrugën “Fehmi Lladrovci”, kanë filluar sot, përcjell InLajmi.

Sipas drejtorit të Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, kjo do të bëhet me të vetmin qëllim për “shkurtimin edhe më shumë të kohës së arritjes në vendin e ngjarjes”.

Ekipeve të kësaj qendre më parë u është dashur patjetër të hynin në “Rrethin e Flamurit” apo atë “të Spitalit” për të qarkulluar në qytet./InLajmi/




















