Qindra pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë mobilzuar për një aksion të madh në Karaçevë.
Siç mëson GazetaBlic, aksioni i cili aktulisht është duke u zhvilluar është marrë për t’i dhënë goditje krimit dhe korrupsionit në zonën kufitare të Karaçevës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.
Ndërkaq, në këtë aksion ka edhe persona të arrestuar.