18 Shtatori është dita e 261-të e kalendarit gregorian (dita e 262-të në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 104 ditë.
Ngjarje
96 – Nerva u shpall Perandor Romak pas vrasjes së Domitianit.
1180 – Philip Augustus u bë mbret i Francës.
1502 – Christopher Columbus zbriti në Kosta Rikë në udhëtimin e tij të katërt dhe të fundit.
1635 – Perandori Ferdinandi II i shpalli luftë Francës.
1809 – U hap Royal Opera House në Londër.
1837 – U themelua kompania Tiffany and Co. nga Charles Lewis Tiffany dhe John B. Young në Nju Jork Siti, Nju Jork.
1851 – Filloi botimi i gazetës The New-York Daily Times, e cila më vonë do të bëhet The New York Times.
1882 – U hap Pacific Stock Exchange.
1919 – Holanda u dha grave të drejtën e votimit.
1932 – Aktorja Peg Entwistle bëri vetvrasje duke kërcyer nga shkronja “H” në shenjën Hollivud.
1948 – Margaret Chase Smith u bë gruaja e parë e zgjedhur në senatin amerikan pas mundjes së Adrian Scoltenit.
1967 – U themelua Esporte Clube Santo André në Brazil.
1970 – Jimi Hendrix u gjet i vdekur në bodrumin e tij në Londër.
1975 – Patty Hearst u arrestua pas qëndrimit një vjeçar në FBI Listën e Personave të Kërkuar.
1982 – Militantët krishterë filluan masakrimin e 600 palestinezëve në Lebanon.
1997 – Biznesmeni dhe posediesi i mediave, amerikani Ted Turner i dhuroi Kombeve të Bashkuara një miliard dollarë.
1997 – Votuesit e Uellsit në referendumin e mbajtur votuan 50,3 % “PËR” autonominë e Uellsit.
1998 – U themelua ICANN.
2004 – Fordi i vuri në shitje Jaguar Racing dhe Cosworth.
Lindje
53 – Trajan, mbret romak
1786 – Christian VIII, mbret danez dhe norvegjez
1819 – Jean Bernard Léon Foucault, fizikant francez
1888 – Hamdija Kreshevljakoviq, shkrimtar dhe historian boshnjak
1905 – Greta Garbo, aktore suedeze
1965 – Vadin Asani nje nder themeluesit te OEVP e Republikën e Maqedonisë
1968 – Toni Kukoç, basketbollist kroat
1971 – Anna Netrebko, soprano ruse
1973 – James Marsden, aktorë amerikanë
Vdekje
1180 – Luigji i VII Francez, mbret francez
1783 – Leonhard Euler, fizikan dhe matematikan zviceran
1961 – Dag Hammarskjöld, politikan suedez, fitues i çmimit Nobel për Paqe 1961.
1970 – Jimi Hendrix, muzikant amerikan
2007 – Lilana Molnar-Talajiq, operiste nga Bosnja.