Gjermania ka regjistruar 2194 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar shifrën totale të infektuarve në 265.857, ka bërë të ditur Instituti Robert Koch (RKI) për sëmundje infektive.
Po ashtu sipas të dhënave të institutit në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërsa e ka çuar shifrën totale në 9371, raporton agjencia Reuters.
Të mërkurën RKI-ja ka shtuar kryeqendrën e Hungarisë, Budapestin, atë të Austrisë, Vjenën dhe rajonin francez Hauts-De-France, në listën e vendeve me rrezik nga koronavirusi.