Vetëm disa orë më parë, futbollisti Cristiano Ronaldo ndau në llogarinë e tij në Instagram një foto me pizhame, teksa relaksohej në jahtin e tij në mes të detit.
Kjo më poshtë është fotoja për të cilën po ju flasim, ndërsa Ronaldo shpenzoi në total 2100 euro për pizhamet e tij.
Mirëpo, çmimi i kripur i pizhameve nuk ndikoi aspak në faktin që futbollisti i është dukur ndjekësve “qesharak”.
Brenda më pak se 24 orëve, Ronaldo është kthyer në meme për shkak të veshjes së tij, ndërsa në postim kanë vërshuar komentet.
Pizhamet prej mëndafshi të 35-vjeçarit i kanë krahasuar me veshjen e një mamaje kur shtrihet për të fjetur.
“Betohem që mamaja ime e vesh këtë kur ajo fle”.- shkroi dikush, përcjell IconStyle.
Një tjetër shkroi:
“Ronaldo dukej si një burrë, gjyshja e të cilit ka këmbëngulur ta bëjë një fotografi me pizhamet e tij të reja që sapo e ka blerë për ditëlindjen e tij”.