Sot Kuvendi i Kosovës ka filluar punimet e sezonës së vjeshtès, séance kjo e cila ka filluar me një minutë heshtje për ish-deputetin dhe aktorin Adem Mikullovcin, raporton InLajmi.
Kjo është bërë me kërkesë të kryeparlamentares Vjosa Osmani që tha se para dy ditëve Kosova ka humbur klasikun e teatrit dhe njërin nga kolegët më të mirë.
“Para dy ditëve Kosova humbi klasikun e teatrit dhe njëkohësisht një ngs kolegeët ton ëmë të dashur, ish’deputetin dhe ish’delegatin e 2 korrikut që me shumë kolegë treguan guxim të pashoq kur të tjerët nuk e kishin atë.
‘Zoti Adem Mikullovci ishte shembull i guximit intelektual dhe njerëzor”, ka thënë Osmani.
“Në legjislaturën e vitit 2017-të ai e hapi seancën me këto vargje të Shkrelit. Duke rikujtuar këto vargje që ai i lexoj dhe në shenjë respekti për kontributin e tij për veprat e tij dhe krijimtarinë e tij ju ftoj të gjithëve që ta nderojmë me një minutë heshtje”, ka deklaruar kryeparlamentarja./InLajmi/