Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka filluar punën në teren për Pilot Regjistrimin e Popullsisë, që nga 15 shtatori deri më 14 tetor 2020.
Çështja e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë 2021, konsiderohet me prioritet të lartë në agjendën shtetërore të Kosovës. Regjistrimit të përgjithshëm të popullsisë i paraprin realizimi i Pilot Regjistrimit, me qëllim të testimit të tërë procesit organizativ e zbatues.
Me qëllim të testimit të shumë aktiviteteve dhe instrumenteve, bazuar në praktikat e mëparshme, si dhe rekomandimet ndërkombëtare, ASK-ja ka planifikuar që ta realizoj një Pilot Regjistrim nga 15 shtatori deri më 14 tetor 2020 në 13 komuna (Prishtinë, Fushë Kosovë, Obiliq, Graçanicë, Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Ranillug, Prizren, Dragash, Mamushë, Pejë, dhe Gjakovë).
ASK-ja ka bërë përgatitjet e duhura, për fillimit e zbatimit të Pilot Regjistrimit në terren. Ndër të tjera, janë përgatitur pyetësorët, metodologjia, udhëzuesit, si dhe metoda e mbledhjes së të dhënave në terren (Medota CAPI -Computer Assisted Personal Interview).
Gjatë kësaj periudhe, sa është duke u realizuar mbledhja e të dhënave në terren, ASK-ja ka angazhuar rreth 60 regjistrues, 12 mbikëqyrës, dhe 19 monitorues, që duhet të jenë të mirëpritur nga ekonomitë familjare, përcjell EO.
Ashtu si në çdo aktivitet të deritashëm, ASK-ja ka zbatuar rekomanimet e institucioneve kompetente të Republikës së Kosovës, lidhur me aplikimin e masave mbrojtëse prej gjendjes së krijuar nga Pandemia COVID-19.