Policia e Kosovës njofton se një vajzë nga Vushtrria ka vdekur pasi dyshohet se ka rënë në bunar, shkruan Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur mëngjesin e ditës së djeshme.
Me vendim të prokurorit, trupi i viktimës dërgohet për obduksion.
Njoftimi i policisë:
Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion.