Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka pranuar në Open mbrëmjen e sotme se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e atentatit të sotëm me tritol në Tiranë.
“Duhet ta pranojmë se policia e shtetit ka dështuar në parandalimin e kësaj ngjarje. Këto janë ngjarje që kanë një parahistori. Është iluzore të pretendojmë se do të parandalojmë të tilla gjëra se do ishim i vetmi vend në botë që do e bënte këtë,” tha Lleshaj.
Ndërkohë gazetari Enton Abilekaj tha se nëse policia do kishte punuar si duhet nuk do shihej “spektakli” që ndodhi sot në kryeqytet, përcjell T.CH.
Enton Abilekaj: “Në funksionin e ministrit është parandalimi i krimit. Ky është krim i trashëguar nga kohë e largët dhe sjell vrasje çdo vit. Nëse do punohej s’do kishim parë këtë spektakël në Tiranë”.