Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka nisur hartimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore përcjell InLajmi.
Zemaj në një postim në Facebook ka shkruar se përmes këtij ligji do t’u krijohet mundësia qytetarëve që të jenë të siguruar dhe t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor.
Ai ka thënë se aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Zemaj ka shtuar se pret dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.
Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.
Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.
Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor. /InLajmi/