Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, ka komentuar rastin në Klinikën e Pulmologjisë ku ka qëndruar një kufomë për disa orë në një dhomë ku qëndronin edhe pacientët e tjerë.
Zemaj tha se trajtimi i këtij rasti është në kompetencë të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar dhe Inspektoratit të Shëndetësisë.
“Sigurisht se çdo rast që është shqetësues duhet të trajtohet nga institucionet relevante. Për këtë arsye janë inspektoratet brendave institucioneve të shëndetësisë dhe është kompetencë e SHSKUK-së, të trajtojë diçka nëse është me urgjencë”.
I pari i Shëndetësisë në Kosovë theksoi se brenda disa ditësh do të bëhet ngritja e kapaciteteve dhe rritja e testimeve, njofton KlanKosova.
“Brenda 3-4 ditëve do të fillon edhe ngritja e kapaciteteve dhe rritja e numrit të testimeve”.
