Një i mitur ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ku ishte duke u trajtuar si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditë më parë në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Aksidenti kishte ndodhur më 9 shtator., dhe si pasojë e plagëve të marra i riu nuk arriti të mbijetojë, shkruan GazetaBlic.
Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion.