Që të enjten, Butrint Imeri është bërë kryefjalë e mediave, lidhur me postimet misterioze në Instagram, ku është shfaqur në Paris krah një vajze identitetin e të cilës nuk e ka zbuluar.
Dhe kemi bindjen se duke u kapur pas detajeve, është zbuluar se kush po e shoqëron këngëtarin simpatik.
Fillimisht, ai postoi një video nga Parisi, ku shfaqej në makinë, por detajistët vunë re në hijen e krijuar në xhamat e makinës se videon po e regjistron një vajzë.