Është ndarë nga jetë në moshën 77-vjeçare ish-ndihmësi i Gianni De Biasi te Kombëtarja Shqiptare Anxhelo Pereni, në fillimet e tij te kuqezinjtë.
Perini bashkëpunoi për afro 2 vite me De Biazin te Shqipëria, teksa më pas, vendosi të tërhiqej nga profesioni i tij, duke preferuar të qëndronte në shtëpi, pranë njerëzve të dashur, pasi nuk preferonte më të udhëtonte, për shkak edhe të moshës.
Nëpërmjet një postimi prekës në faqen zyrtare, De Biazi, ka shprehur ngushëllimet e tij, për ndarjen nga jeta të mikut të tij Anxhelo Pereni.