Furra “Çollaku” në Serbi ishte cak i një sulmi mbrëmë në Bela Crkva, një komunë e rajonit të Vojvodinës.
Pronari i furrës nga frika u desh ta çonte familjen e tij në një vend të sigurt, raporton portali “Belocrkvanske Novosti”.
Siç thuhet, gjatë sulmit, pronari i furrës ishte në pjesën e brendshme të objektit, ku po përgatiste bukë dhe pasta për shitje me punonjësit e tij, shkruan Reporteri
Autori i sulmit theu vitrinën e dyqanit, por u kap nga kamerat e sigurisë