Shqipëri dhe Kosova do të kenë një Ligë Unike të përbashkët në basketboll duke shënuar një bashkim në këtë lloj sporti.
I pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte dhe kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për këtë nismë duke e quajtur një ëndërr të bërë realitet, duke u shprehur se kjo me siguri do të bëhet shtysë edhe për sportet e tjera që ta ndjekin këtë shembull.
Liga Unike do ta ketë edhe logon e saj, ndërkaq në fanella do të jenë logot e të dyja federative, shkruan Ballkani.info.
Logon e Ligës Unike e ka realizuar dizajneri kosovar, Gramoz Boshnjaku.