Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti bashkë me pjesëtarë të tjerë të delegacionit kanë takuar sot Emisarin Special të Bashkimit Evropian për dialog në mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak dhe zv/ndihmës Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer.
Hoti tha se bashkë me ta diskutuan për zhvillimet në dialog deri më tani dhe takimin e nesërm të nivelit të lartë.
Në këtë takim, Hoti ka thënë është i lumtur që po sheh se ShBA dhe BE janë koordinuar për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.
“Sot ne Bruksel takuam Emisarin Special te BE-se per dialog ne mes te Kosoves dhe Serbise, Mirosllav Lajcak, dhe Zevendes Ndihmes Sekretarin e Departamentit te Shtetit te SHBA-ve, Mattheë Palmer. Diskutuam per zhvillimet ne dialog deri me tani dhe takimin e neserm te nivelit te larte. Jam shume i kenaqur qe po shoh koordinim te plote ne mes te BE-se dhe SHBA-se lidhur me marreveshjen finale ne mes te Kosoves dhe Serbise”, ka shkruar Hoti në rrjetin social Facebook.
Gjatë ditës, Kryeministri Avdullah Hoti ka bërë të ditur se të hënën me Serbinë do takohen në Bruksel për të dialoguar për marrëveshjen përfundimtare për njohjen reciproke, raporton GazetaExpress.
Ai shtoi se marrëveshja arrihet vetëm kur të përmbyllet njohja. Hoti tha se nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme apo kreative që nuk e zgjidh problemin.




















