Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Kosova ka hedhur një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington e me njohjen nga Izraeli, përcjell InLajmi.
Haradinaj thotë se pret që Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës
Postimi i tij I plotë:
Kosova hodhi një hap të madh përpara me marrëveshjen në Washington. Me njohjen e Kosovës nga shteti i Izraelit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe njëherë dëshmuan lidership botëror dhe konfirmuan interesin strategjik për paqe, prosperitet ekonomik e stabilitet në Kosovë dhe rajon.
Tani pritjet tona janë që edhe Bashkimi Evropian të tregojë përkushtimin dhe seriozitetin e njëjtë, duke lehtësuar procesin e njohjes së Kosovës nga shtetet e saj, që ende nuk e kanë njohur Kosovën, si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njeh Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran.
Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t’ia dalim.
I juaji, Ramush Haradinaj /InLajmi/