Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, njëherësh zyrtarja e LVV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se marrëveshja e djeshme në Shtëpinë e Bardhë është kryekëput në favor të Serbisë.
Ajo ka thënë se në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë.
Postimi i plotë:
Është dashur të rrëzohej Qeveria Kurti, të largohej partia fituese e zgjedhjeve dhe të krijohej një qeveri pa legjitimitet që të arrijmë në këtë pikë.
Në Shtëpinë e Bardhë na përfaqësoi një delegacion pa legjitimitet e pa kompetenca, persona që as vet nuk kanë ditur se çfarë marrëveshje do të nënshkruajnë, mjaftohen të entuziazmohen se Pres. Tramp do të jetë i pranishëm gjatë cermonisë së nënshkrimit të marrëveshjes. Na bënë pa asnjë arsye pjesë të fushates elektorale në USA duke marrë anë, duke cënuar sovranitetin tonë e duke i krijuar shumë lehtësi Serbisë në realizim të synimeve të saj. /InLajmi/