Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, ka thënë se Policia e Kosovës që nga themelimi i saj 21 vite më parë, ka qenë e përkushtuar në shërbim të qytetarëve, për të ofruar siguri, raporton Ekonomia Online.
Ai ka thënë se Policia e Kosovës ka qenë storie e suksesit të shtetit në gjithë botën.
Qalaj ka thënë se pjesëtarët e PK-së, kanë qenë pasqyra e shtetit duke punuar në gjithë Kosovën.
“Që nga themelimi e deri më sot e ka ngrit vendin ton si storie suksesi në botë. Policia e Kosovës, kanë qenë pasqyrë e shtetit të Kosovës në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë Kosovën duke punuar 24 orë në ditë”, ka thënë Qalaj.
Ai ka thënë se për gjatë kësaj kohe janë përballur më shumë sfida, për krijimin e një policie të besueshme.
Rrugëtimi për këto 21 vite ka qenë më sfida, krijimi i një policie me kredibilitet ka qenë dhe mbetet objekti jonë.
Ai ka thënë se edhe sot Policia e Kosovës është duke u angazhuar në “luftën”, kundër pandemisë.
“Policët e Kosovës janë duke e vazhduar luftën me një armik tjetër atë me pandeminë. Kjo është një luftë e përbashkët më institucionet dhe me qytetarët e Kosovës”.
Qalaj ka falënderuar presidentin Thaçi për vendimin që të shpallë heronj të Kosovës të gjithë policët e vrarë në detyrë.