Numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt Shqipërisë këtë të premte.
Në orët e hershme të mëngjesit një numër i madh i qytetarëve nga Kosova janë nisur drejt bregdetit shqiptar.
Si rrjedhojë janë krijuar radhë të gjata në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri.
Pushuesit kosovarë që po kalojnë ditët e nxehta në bregdetin shqiptar po duhet të presin në radhë me orë të tëra në pikën kufitare në Morinë, shkruan EO
Pavarësisht që Kosova dhe Shqipëria gjenden në situatë të vështirë epidemiologjike, për shkak të virusit COVID-19, megjithatë vajtje-ardhjet e qytetarëve të këtyre dy vendeve nuk kanë ndaluar.