Gjatë këtyre dy ditëve të vjeshtës meteorologjike vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferik. Në këtë situatë meteorologjike do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Riga lokale shiu priten në disa pjesë veriore të Dukagjinit, kurse pjesa tjetër e territorit mbetet nën ndikimin e vranësirave dhe intervaleve me diell.
Të enjten shi me intensitet të ulët, pritet të ketë edhe në pjesën e rrafshit të Kosovës, i përcjellur edhe me shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lë lëvizin ndërmjet 15-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi veriperëndimit me shpejtësi 1-9 m/s.